Klaus Gjasula ishte i pranishëm në seancën e fundit stërvitore të Kombëtares shqiptare para ndeshjes me Çekinë.
Mesfushori, i cili u tërhoq nga Kombëtarja shqiptare pas Europianit, takoi kështu kuqezinjtë në stadiumin “Arena Kombëtare”.
Sfida me Çekinë luhet nesër në orën 20:45. Një takim ky që vlen për Grupin B1 të Ligës së Kombeve. Aktualisht Shqipëria numëron një pikë më pak se çekët kryesues.
Sfidën e parë mes tyre në Ligën e Kombeve e fitoi Çekia një muaj më parë. 2 me 0 ishte rezultati i atij takimi në tokën çeke.
Momente nga stërvitja: (VIDEO)
KRISTI SEJATLLARI-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al