VIDEO/ Zhegrova fenomenal, ylli i Kosovës i shënon eurogol në Champions Atletikos së Madridit

Oct 23, 2024 | 22:49
SHPËRNDAJE

Edon Zhegrova po kalon një moment të artë në karrierën e tij! Ylli i Kosovës, rrëmbeu sërish skenën e Champions-it mbrëmjen e sotme, teksa i shënoi një gol fantastik Atletikos së Madridit, ku me një gjuajtje fenomenale në hyrje të zonës në minutën e 61-të, vendosi baraspeshën duke çuar peshë zemrat e tifozëve të Lilës. 

ZHEGROVA

Një realizim me të vërtetë mbreslënës ai i yllit të Kosovës, i cili është shndërruar në një protagonist absolut te skuadra franceze. Në duelin e mbrëmjes së sotme, Zhegrova e nisi nga stoli duke zënë vendin e Kabelës së dëmtuar në minutën e 16-të.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura