Teksa ish-kryeministri Sali Berisha mbante fjalën e tij para mbështetësve në protestën para kryeministrisë, militantët kanë hedhur kapsolla në drejtim të efektivëve të policisë.
Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga “Panorama Online”, kapsollet shpërthyen pranë kordonit të policisë, të cilët janë vendosur para godinës së kryeministrisë.
Nga shpërthimi mësohet se ka pasur edhe një efektive që është lënduar, e cila është larguar menjëherë nga kolegët.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al