Deputeti i opozitës, Lefter Gështenja është ndjerë keq gjatë seancës plenare dhe është dërguar në spital për kurim mjekësor me të specializuar.
Por ajo që ra në sy ditën e sotme ishte protokolli mjekësor dhe për t’i ardhur në ndihmë një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë.
Demokrati është nxjerr nga salla e parlamentit i shoqëruar 5 persona, nga kolegët e PD dhe disa efektivë të gardës që e mbanin nga krahët, ndërkohë që ky i fundit lëngonte nga dhimbjet.
Në pamje vihet re se deputetin e PD e mbajnë thuajse në peshë nga brenda Parlamentit dhe e fusin po në këmbë deri në autoambulancë.
Por ajo që të bën përshtypje është fakti se në këtë dhënie ndihme të shpejtë nuk shfaqet asnjë mjek, por në pamje duket vetëm shoferi i autoambulancës.
Nuk dihet deputeti i PD nuk është transportuar me barelë sipas protokolleve, por është marrë në krahë nga kolegët dhe gardistët.
Në pamje duket deputeti Isuf Çela që e mban në peshë nga njëra anë, ndërsa në anën tjetër një efektiv garde.
Dyshohet se gjatë seancës deputeti demokrat ka shfaqur probleme me hernien dhe ka patur dhimbje të forta.
Kur një deputet i Kuvendit transportohet në krahë nga kolegët, çfarë mund të ndodhë me qytetarët e thjeshtë që kanë probleme dhe duhet të marrin ndihmë mjekësore, a zbatohen protokollet për ata që janë “popull i thjeshtë”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al