VIDEOLAJM/ Momenti i arrestimit të Ilir Metës! Agjentet e BKH e nxjerrin me forcë nga makina

Oct 21, 2024 | 14:32
SHPËRNDAJE

Ilir Meta është arrestuar ditën e sotme nga agjentët e BKH-së, teksa po udhëtonte me makinën e tij.

Në një video të re të xhiruar nga qytetarët, shihet momenti teksa agjentët e BKH-së nxjerrin me forcë Presidentin e PL-së nga makina,

Arrestimi i Ilir Metës është bërë ditën e sotme (21 Tetor) me urdhër të SPAK dhe vendim të GJKKO-së.

Ai po kthehej nga Kosova dhe po udhëtonte drejt selisë së PL-së, ku kishte paralajmëruar një konferencë me gazetarët në orën 13:40.

Por, ai është ndaluar teksa udhëtonte në afërsi të Kthesës së Kamzës me makinën e tij personale. Meta shihet i ulur në sendiljen e pasagjerit, kur agjentët e BKH-së të veshur civilë e nxjerrin me forcë nga mjeti dhe e prangosin.

Kryetar i Partisë së Lirisë mësohet se u arrestua me urdhër të SPAK për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura