VIDEOLAJM/ Nën shoqërinë e avokates, momenti kur ish-deputeti i PS-së hyn në ambientet e SPAK! Komenti i Jurgis Çyrbjas për gazetarët

Oct 11, 2024 | 10:16
SHPËRNDAJE

Ky është momenti kur ish-deputeti socialist, Jurgis Çyrbja ka mbërritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Ai u thirr në SPAK në orën 10:00, tre ditë pas u mor në pyetje për rreth 5 orë nga prokurorët e posaçëm.

“Mirëmëngjes, mirë jeni?”, i drejtohet ish-deputeti gazetarëve në momentin që paraqitet ne Prokurorinë e Posaçme.

Jurgis Çyrbja shihet i shoqëruar nga avokatja e tij teksa hyn brenda ambienteve të organit hetues.

Kujtojmë që Çyrbja dorëzoi ditën e djeshme (10 Tetor) mandatin e deputetit, dy ditë pasi u thirr në SPAK për herë të parë, më 8 Tetor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura