VIDEOLAJM/ Përplasja e fortë në Kuvend, momenti kur efektivi i FNSH i tregon armën deputetit të opozitës! Demokrati e hedh kapelen në tokë!

Oct 17, 2024 | 12:21
SHPËRNDAJE

Situata e tensionuar para parlamentit ka agravuar ne nje perplasje fizike mes deputeteve dhe efektive te Focave te Nderhyrjes se Shpejte te cilet u futen ne perimetrin e brendshme te Kuvendit.

Situate u tensionua teksa një efektiv i FNSH i ka treguar armën deputetit të PD-së, Luan Baçi. Pas ketij episodi situate eshte tensionuar dhe ka patur përplasje të forta fizike.

Gazeta Panorama.al, ka siguruar pamjet e momentit kur efektivi me skafandër prek armën në brez dhe ia tregon deputetit. Ndërsa Luan Baçi i kthehet duke i hequr kapelen dhe duke ia hedhur ne toke.

Me tej, deputetet e PD kerkuan largimin e FNSH nga ambientet e Kuvendit, duke e cilesuar te jashteligjshme pranine e tyre brenda perimetrit te Kuvendit. Nderkohe qe perplasja eshte tentuar te shuhet nga nderhyrja e Gardes se Republikes.

 

Drejtuesit e Gardes kane larguar efektivet e FNSH nga perimetri i brendshem, nderkohe qe jo ne pak raste demokratet jane perplasur edhe fizikisht duke u hequr mburojat.

Pas përplasjes, demokrati,Luan Baçi u shpreh se efektivi “nxori pistoletën dhe ma vendosi tek gjoksi”, duke theksuar “e pashë armë, e kishte në brez dhe e zbuloi”.

“Ne ishim duke hyrë brenda dhe hy policia me skafandra duke shtyrë, nxori pistoletën dhe ma vendosi tek gjoksi. Duke shtyrë, ja ata plehra që janë aty.

E nxori pistoletën, absolutisht po. E gjithë policia që është futur aty është jashtë rregullave.

Ishin shumë atje, jo vetëm unë. Me mua u përplas, me skafandrën që kisha para. E pashë armë, e kishte në brez dhe e zbuloi”, tha deputeti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura