Mijërsa studentë dhe sindikatat e fermerëve, kanë organizuan një protestë masive kundë presidentit Aleksandër Vuçiç në një shesh qendror në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, këtë të dielë.
Siç shkruajnë mediat e huaja, tubimi në sheshin Slavija të Beogradit ishte një nga më të mëdhenjtë në vitet e fundit,e cila nisi duke kërkuar që qeveria të mbajë përgjegjësi për shembjen e një tende në një stacion hekurudhor në veri të vendit, që vrau 15 persona më 1 nëntor.
Tubimi në Beograd filloi me një heshtje 15-minutëshe për viktimat, e më pas u dëgjuan brohoritjet: “Ju keni gjak në duart tuaja!”
Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale, sheshi dhe në rrugët që të çojnë aty janë bllokuar nga qytetarët.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al🇷🇸 A massive protest against Vucic and his government was held today in Belgrade, Serbia.
The rally, considered one of the largest in recent years, was organized by students and farmer unions.
According to Serbia’s Ministry of the Interior around 29,000 people attended the… pic.twitter.com/zBV3mkceAT
— kos_data (@kos_data) December 22, 2024