Vijon vala e shkarkimeve të zyrtarëve të lartë në Ukrainë, “e pëson” edhe guvernatori i rajonit të Donetskut

Sep 5, 2023 | 21:08
SHPËRNDAJE

Guvernatori i rajonit lindor të Donetskut, Pavlo Kyrylenko, është shkarkuar nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

lcimg-e35bce2f-0e55-48de-ac7b-7a450ee68568

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, ai është zyrtari i fundit i shkarkuar, në valën e shkarkimeve të ditëve të fundit.

Mësohet se presidenti ka nënshkruar një dekret për të shkarkuar Kyrylenko nga detyra e tij, i cili ka qenë në këtë post që nga korriku 2019.

Përfaqësuesi i qeverisë, Taras Melnychuk, tha në Telegram se ministrat e kabinetit në Ukrainë kishin miratuar shkarkimin e z. Kyrylenko.

Kujtojmë se gjatë kohëve të fundit në Ukrainë ka pasur një valë të lartë shkarkimesh të zyrtarëve, pasi vendi i ka shpallur luftë korrupsionit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura