Pak ditë më parë ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Është vajzë dhe e quajnë Krista.
Këngëtarja Jonida Maliqi në vigjilje të Krishtlindjeve ka sjellë në jetë një djalë. E ka quajtur Dan.
Një fundvit bebash. Pak ditë më parë er dhi në jetë Krista, vajza e mexosopra nos Vikena Kamenica, ndërsa dje, në vigjilje të Krishtlindjeve lindi Dan, djali i këngëtares Jonida Maliqi. Lindja e këngëtares është asistuar nga mjeku gjinekolog Halim Kosova dhe mësohet se si nëna ashtu edhe djali i vogël janë shumë mirë. Më në fund fëmija i shumëpritur i Jonidës, së cilit ajo i këndoi edhe një këngë në Festivalin “Kënga Magjike” erdhi në jetë.
Krista erdhi më parë…
Duket se e vogla donte me doemos t’i festonte festat e fundvitit qysh sivjet. Ishte parashikuar pak më vonë, por në prag të Krishtlindjeve këndoi të parën këngë. Dhe mami Vikena dhe babi Eriku e quajtën Krista. Të moshuarit do të thoshin: ajo lindi me emër në gojë, kështu që nuk mund të quhej ndryshe. Në mesditën e së mërkurës, mexosopranoja Vikena Kamenica solli në jetë fëmijën e saj të parë. Energjike dhe e impenjuar me punë deri në ditët e fundit të shtatzanisë, mund të themi pa frikë se Vikena e priti vajzën me këngë në gojë. Sigurisht, e kishte të pamundur të ngjitej në skenën e teatrit të Operës dhe Baletit këtë sezon, por ama nuk i mungoi publikut për asnjë moment. Së bashku me Kristën ende të palindur ajo u ngjit për netë me radhë në skenën e spaktaklit “Këngët e Shekullit”, duke mos dalë për asnjë moment nga natyra e saj e gjallë. Jë nga performancat më të këndshme ishte ajo me kolegen Aurela Gaçe, e cila solli në jetë vajzën e saj një muaj më parë. Një duet, që siç u thoshin me shaka “bark më bark” e që vite më vonë, ndoshta do t’i bëjë të qeshin vajzat e ardhura në jetë. Herën e fundit që u ngjit në këtë skenë, gjatë “Natës italiane” Vikena solli një kolazh këngësh napolitane, shoqëruar nga i vëllai, Albani, duke e ngritur në këmbë Teatrin e Tv Klan. Por tani duket se për ca kohë do të na mungojë të gjithëve. Krista do të kërkojë një impenjim 24 në 24 dhe mami Vikena nuk do të dojë t’i mungojë asnjë gjë, aq më pak përkujdesja e saj. Mësohet se këngëtarja ka pasur një shtatëzani të mbarë, aspak problematike dhe mendohej se vajza do të vinte në jetë gjatë muajit janar. E ndërsa dy prindërit e rinj ishin në përgatitjet e fundit, për të pritur pjesëtarin e tretë të familjes, Krista i shpejtoi pak kohët. Lindja u krye me operacion pranë maternitetit “Koço Glozheni” dhe gjithçka shkoi më së miri. Vajza lindi e shëndetshme dhe nëna e re, me gjithë dhimbjet e para, duket se është mirë. Me të dalë lajmi, vërshuan urime pa fund në celularët e dy artistëve, Vikenës dhe Erikut, oboist pranë TKOB-it, e pa dyshim edhe në Facebook, ku të gjithë i urojnë një jetë të gjatë e plot bekime vogëlushes që lindi në prag të krishtlindjeve. Tanimë asgjë nuk do të jetë si më parë. Bashkë me gëzimin vjen edhe dhimbja e kokës, problemet, planet… Nëse Krista do bëhet këngëtare si mami, apo instrumente si babi, është shumë herët për ta mësuar, por ajo çka tashmë e dimë të gjithë, është që nuk do t’i pëlqejë të presë gjatë :.
Fëmijët VIP të 2011
Ky vit gëzoi me fëmijë, vajza e djem, shumë VIP-a shqiptarë. Krahas mexosopranos Vikena Kamenica, janë bërë nëna edhe të tjera këngëtare, aktore e gazetare. Të tjerat janë në pritje. Ndonjë edhe me ditë. U gëzua më vajzë këngëtarja Aurela Gaçe, që quajti Grace (Hir i Perëndisë). Ashtu si një prej personzheve të preferuara, regjisorja Inis Gjoni e quajti vajzën e sapolindur Coco-Antonel. Gazetrja Sonila Meço e quajti të birin Amaris. Ndërkohë ka sjelë në jetë djalin e saj Dan këngëtarja Jonida Maliqi. Ndërsa këngëtarja Ingrid Gjoni ëhstë në muajin e saj të pestë. Edhe ajo pret djalë, por deri sa të vijë në jetë, ka edhe ca kohë…
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al