Kanë një qëllim për të ardhmen e tyre në ekran, ndaj kanë vendosur që në tapetin e kuq të finales së “Top Fest 11” të zgjidhnin shoqërinë e njëra-tjetrës. Viola dhe Esterina kanë testuar kështu shijen e publikut kur i sheh bashkë, për të parë nëse pëlqehen ose jo si dyshe. Ish-lojtarët e “Big Brother 7” kanë marrë pjesë në audicionin e hapur, që ka shpallur programi “Fiks Fare” për velinat e reja të sezonit televiziv këtë vjeshtë. Deri tani plotësojnë kriterin vizual, atë të “look”-ut, njëra bionde e tjetra brune. Por nuk dihet nëse mosha do i favorizojë, duke ditur që Esterina është 20 vjeç, ndërsa Viola 30. Kjo për faktin pasi velinat e “Fiks Fare” janë preferuar shumë më të reja në moshë. Ky edicion për velina u shpall i hapur nga “Top Channel” pas vendimit për mbylljen e kontratës me dy motrat, Viola e Petrula Spiro.