“Vjedhjet nuk kanë të sosur” – PD denoncon abuzimin përmes një shkolle në Durrës: Bordi u kërkon nxënësve para, po përdoret për të legjitimuar vjedhjet

Oct 18, 2024 | 14:52
SHPËRNDAJE

Jola Hysaj, sekretare për marrëdhënien me publikun në Partinë Demokratike, ka publikuar në rrjetin e saj social Facebook një rast abuzimi që po ndodh përmes shkollës 9-vjeçare “Kushtrimi i Lirisë” në qytetin e Durrësit.

shkendije-elektrike-ne-shkolle-kushtrimi-i-lirise

Sekretarja thotë se shkolla në fjalë po përdoret për për të legjitimuar vjedhjet e hapura të qeverisë.

Hysja thotë se shkolla “Kushtrimi i Lirisë” u përfshi në projektin EU4Schools të financuar nga Bashkimi Evropian me një fond prej 75 milionë eurosh për rindërtimin e shkollave të dëmtuara.

Sakaq përkundër faktit që shkolla është rindërtuar me fondet e BE-së, bordi i shkollës u kërkon prindërve të nxënësve të paguajnë shtesë për mirëmbajtjen e saj.

Prindërit kanë marrë një shkresë nga bordi i shkollës që kërkon “kontribut vullnetar” prej 10 mijë lekësh të vjetra për nxënës.

Krahas denoncimit sekretarja për marrëdhënien me publikun në Partinë Demokratike, ka publikuar edhe dokumente me fakte që vërtetojnë abuzimin që po bëhet me shkollës.

Postimi i plotë

As paratë e BE nuk mjaftojnë?!!! Vjedhjet e xhepave të qytetarëve nuk kanë të sosur!

Teksa në shumicën e rasteve qeveria e Edi Ramës dhe bashkitë e tij e kryejnë këtë akt vandal duke u fshehur pas ligjeve që vet miratojnë, pjesë e kësaj skeme vjedhjeje, i shtohen edhe shkollat, por me një tjetër formë.

Sot dua të denoncoj publikisht një abuzim të rëndë që po ndodh në qytetin e Durrësit.

Përmes një institucioni që duhet të jetë simbol i dijes dhe edukimit – shkolla 9-vjeçare siç është shkolla “Kushtrimi i Lirisë”.

Në vend që kjo shkollë të kontribuojë në formimin e brezave të ardhshëm, ajo po përdoret për të legjitimuar vjedhje të hapur dhe pa turp.

Pas tërmetit të vitit 2019, shkolla “Kushtrimi i Lirisë” u përfshi në projektin EU4Schools të financuar nga Bashkimi Evropian me një fond prej 75 milionë eurosh për rindërtimin e shkollave të dëmtuara. Durrësi pati 18 shkolla që përfituan nga ky fond, përfshirë edhe këtë shkollë.

Siç mund ta shihni edhe në dokumentin që shoqëron këtë denoncim publik , ky projekt kishte për qëllim rindërtimin dhe mirëmbajtjen e institucioneve arsimore.

Përkundër faktit që shkolla është rindërtuar me fondet e BE-së, u kërkohet prindërve të nxënësve të paguajnë shtesë për mirëmbajtjen e saj.

Prindërit kanë marrë një shkresë nga bordi i shkollës që kërkon “kontribut vullnetar” prej 10 mijë lekësh të vjetra për nxënës.

Pse duhet të paguajnë prindërit kur fondet janë tashmë siguruar nga Bashkimi Evropian? A u investuan të gjitha këto para për rindërtim apo rikonstruksion? Nëse po, përse duhen para të tjera?

Sipas ligjit, çdo biznes i madh është i detyruar të paguajë 12 mijë lekë të reja (ose 120 mijë lekë të vjetra) në vit si taksë për infrastrukturën arsimore, që përfshin mirëmbajtjen e shkollave.

Pra, kemi dy burime financimi:

1) fondet e BE-së për rindërtim,

2) taksat e biznesit për mirëmbajtje.

Megjithatë, si duket, këto nuk kanë mjaftuar dhe tani duan të fusin duart edhe në xhepat e qytetarëve!

As paratë e BE nuk majftojnë?!!! As paratë që u vilen bizneseve të mëdha nuk majftojnë?

Ndoshta për dikë, 10 mijë lëkë të vjetra mund të mos jetë shumë e konsiderueshme, por për dikë tjetër janë vakti i fëmijëve të tyre, janë paratë e djersës që fëmijët të vishen dhe pajisen me mjete shkollore njësoj si të tjerët.

Kjo është një skemë e pastër për të vjelë dhe vjedhur para në emër të një “kontributi vullnetar”.

E vërteta është se ky “kontribut” nuk ka asgjë vullnetare, por është një peshë shtesë mbi prindërit që përpiqen të përballojnë të gjitha shpenzimet për edukimin e fëmijëve të tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura