Vjen për turizëm në Valbonë, vdes gruaja australiane

Apr 20, 2016 | 12:41
SHPËRNDAJE

Një turiste australiane ka humbur jetën dje në Tropojë, teksa kishte ardhur në Shqipëri për të turizëm.

qafa e valbones

Policia bën të ditur se 56 vjeçarja me inicialet A.V.SH ka rënë nga 80 metra lartësi në Qafën e Valbonës duke humbur jetën menjëherë.

“Më datë 19.04.2016, në vëndin e quajtur “Qafa e Valbonës”, Tropojë, ka rënë aksidentalisht, nga një lartësi 80 m në humnerë,  turistja e huaj , shtetasja me iniciale: A.V.Sh, 56 vjeçe, banuese në Australi, ku si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Shtetësja A.V.Sh, ka qenë e shoqëruar   nga bashkëshorti i saj dhe ndodheshin aty si turistë. Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tropojë, (për ngjarje Aksidentale)”, thuhet në njoftimin e Policisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura