Vlahoviç, investimi ku Juventusi nuk po sheh frytet

Nov 7, 2024 | 16:00
SHPËRNDAJE

Që nga janari i vitit 2002 deri më sot, Dushan Vlahoviç ka arritur të shënojë 50 gola me fanellën e Juventusit.dusan-vlahovic-juventus-2022-1649683282-83555Një mesatare prej më pak se 16 gola në çdo vit kalendarik, nëse sulmuesi serb ndalet në këtë shifër edhe pse kanë ngelur ende edhe dy muaj të tjerë për të përmirësuar imazhin e tij. Me golin e realizuar ndaj Lilës, Vlahoviç arriti shifrat e vendosura nga Karlos Tevez, por a janë këto statistika të mjaftueshme për një sulmues si ai ku Juventusi ka investuar një shumë të madhe parash? Vlahoviç luan pothuajse të gjitha ndeshjet e kampionatit, pa përfshirë këtu edhe kupat e Europës me Superkupën dhe Kupën e Italisë. Për këtë arsye prezenca e tij në Torino vihet gjithmonë në mëdyshje, a janë shifra të një sulmuesi të madh ose jo? Dhe mbi të gjitha a ecin paralelisht me kërkesat e Juventusit?

KOSTO- Shuma e shpenzuar për të blerë Vlahoviçin nuk është e vogël. “Zonja” shpenzoi 75 milionë euro për ta blerë nga Fiorentina, ndërsa i pagoi gjithashtu edhe 11 milionë euro komision agjentit të lojtarit. Më pas paga e tij bruto në vitin e parë te Juvja ishte 8 milionë euro, në dy vitet e radhës shkoi 16 milionë, ndërsa në vitin e katërt dhe të pestë do të jetë 23 milionë euro. Në total shkojnë 172 milionë euro investim që Juventusi ka bërë për Dushan Vlahoviçin dhe asnjë nga lojtarët e tjerë në Serinë A nuk i afrohet.

Këtë shifër Juventusi e ka shpenzuar vetëm për Kristiano Ronaldon, por në tre vite kalendarike, portugezi shënoi 101 gola, dyfishi i Dushan Vlahoviçit. Pa llogaritur këtu edhe peshën e një lojtari si Ronaldo dhe përfitimet që të sjell. Mosha dhe vlera në merkato është e ndryshme, por fakti që 172 milionë euro po përkthehen në vetëm 16 gola në vit konsiderohet pak.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura