Vodhën në një dyqan sende me vlerë mbi 41 mijë euro, ndalohen dy shqiptarët në Greqi! Si policia ra në gjurmët e tyre pasi ata nuk panë se…

Sep 9, 2024 | 17:00
SHPËRNDAJE

Dy shqiptarë janë vënë ndaluar nga policia greke, pasi akuzohen për vjedhjen e disa sendeve me vlerë 41.650 euro.

burglar_arxeio_n

Sipas raportimeve nga mediat greke, mësohet se policia i ishte vënë pas dy shqiptarëve pas identifikimit të tyre nga kamerat e sigurisë.  Ngjarja ka ndodhur orët e para të 30 gushtit në një dyqan mallrash turistike në Tigaki, Kos.

Shqiptarët kishin hequr një prej kamerave që ndodhej në dyqan, por nuk e panë që kishte edhe një të dytë!

Nga përdorimi i materialit vizual u identifikuan dy shqiptarët e moshës 52 dhe 37 vjeç, të cilët kanë thyer derën e ballkonit të dyqanit, kanë vjedhur sendet me vlerë dhe më pas i kanë çuar në një dhomë që kishin marrë me qira në qytetin e Kosit dhe të nesërmen janë larguar drejt Pireas.

Pas identifikimit të autorëve, policia ka kontrolluar shtëpinë e 52-vjeçarit në Aspropyrgos, ku ka konfiskuar motorin që ai përdorte në Kos.

Për shkak të kalimit të mjetit motorik, ai u la i lirë, ndërsa 37-vjeçari u arrestua pasi u konstatua se pak ditë më parë kishte shkuar në Shqipëri në kundërshtim me ndalimin e daljes nga vendi që i ishte vendosur, pasi akuzohet edhe për një tjetër vjedhje të madhe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura