Vodhën një motor dhe një karrocë fëmijësh, vihen në pranga autorët! Dy të rinjtë të dënuar më parë për plagosje dhe shitje droge

Oct 18, 2024 | 9:06
SHPËRNDAJE

Policia ka vënë në pranga dy persona në Elbasan, të cilët kishin vjedhur një karrocë fëmijësh dhe një motomjet.

vjedhje

Dy të arrestuarit rezulton se kanë qenë të dënuar më parë për plagosje të rëndë/prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë:

Vodhën një motomjet dhe një karrocë për fëmijë, 2 ditë më parë, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.

Të 2 të arrestuarit, të dënuar më parë për plagosje të rëndë/prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Gjenden dhe sekuestrohen motomjeti dhe karroca.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëherë pas administrimit të dy kallëzimeve, për 2 raste të vjedhjes, në lagjen “5 Maji”, është organizuar puna dhe është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorëve të dyshuar, shtetasve:

– B. K., 28 vjeç dhe E. S., 35 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, më datë 15.10.2024, në lagjen “5 Maji”, kanë vjedhur:

-1 motomjet, të cilin më pas e ka fshehur shtetasi E. S.;

-një karrocë për fëmijë në një automjet, pasi kanë thyer xhamin e automjetit.

Motomjeti dhe karroca u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura