Vodhi me thyerje në një dyqan në Koplik, vihet në pranga 31-vjeçari (EMRI)

Jan 29, 2025 | 17:08
SHPËRNDAJE

Policia ka vënë në pranga një shtetas të identifikuar si Lorenc Rushaj, për vjedhje.

policia

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka vjedhur me thyerje, gjatë natës, në një dyqan në Koplik, një shumë parash dhe produkte ushqimore, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Vodhi me thyerje në një dyqan në qytetin e Koplikut, gjatë natës, identifikohet dhe vihet në pranga 31-vjeçari.

Sekustrohen një shumë parash dhe produktet ushqimore të vjedhura.

Në vijim të punës për zbardhjen e rasteve të vjedhjes së pronës/pasurisë, identifikimin e autorëve, kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, shërbimet e Komisariatit të Policisë  Malësi e Madhe kanë arrestuar shtetasin L. R., 31 vjeç, banues në fshatin Bajzë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka vjedhur me thyerje, gjatë natës, në një dyqan, një shumë parash dhe produkte ushqimore, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Vjedhja”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura