Vodhi parukerinë në Durrës! Arrestohet 41-vjeçari, në banesën e tij u gjetën municione luftararke

Oct 28, 2024 | 11:01
SHPËRNDAJE

Policia e Durrësit ka vënë në pranga shtetasin R.D 41 vjeç, pasi akuzohet se ka vjedhur disa pajisje në një parukeri në Durrës.

Policia Durrës
Policia Durrës

Mësohet se më datë 25.10.2024, në lagjen nr. 4, 41-vjeçari ka vjedhur disa pajisje në një parukeri.

Ndërkohë, gjatë kontrolli fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 41-vjeçarit, një sasi municioni luftarak.

Njoftimi i policisë

DVP Durrës

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës ndaluan shtetasin në kërkim Sh. D., 34 vjeç, banues në Shijak, pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin R. D., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 25.10.2024, në lagjen nr. 4, ka vjedhur disa pajisje në një parukeri. Gjatë kontrolli fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 41-vjeçarit, një sasi municioni luftarak.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. Rr., 40 vjeç, banues në Kavajë, pasi ka goditur me grushte shtetasin K. B., 59 vjeç, banues në Kavajë, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura