Volkswagen, transformim i industrisë së automobilëve! Paralajmërimi për mbylljen e fabrikave dhe pushimet nga puna

Sep 7, 2024 | 8:46
SHPËRNDAJE

Paralajmërimi i koncernit Volkswagen për mbylljen e fabrikave dhe pushimet nga puna në Gjermani ka ngjallur kritika dhe rezistencë nga politikanët dhe sindikatat.

s

Volkswagen-i, prodhuesi më i madh i automjeteve në Europë, po intensifikon masat për uljen e kostove, të cilat nuk përjashtojnë më as mbylljen e fabrikave apo pushimet nga puna në Gjermani.

Njoftimi i koncernit se tani planifikon edhe mbylljen e fabrikave në Gjermani është i paprecendent në historinë 87-vjeçare të prodhuesit gjerman të automjeteve. Mbyllje të impianteve më parë u konsideruan jashtë tryezës për kompaninë me qendër në Wolfsburg.

Volkswagen ka 680,000 punonjës në mbarë botën. Por tani menaxhmenti ndihet gjithashtu i detyruar të përfundojë programin për garancinë e vendeve të punës, i cili ka qenë në fuqi që nga viti 1994 dhe ndalon shkrutimet e vendeve të punës deri në vitin 2029.

Në një letër drejtuar punonjësve të hënën, shefi i firmës Volkswagen, Thomas Schäfer e përshkroi situatën si “jashtëzakonisht të tensionuar” dhe larg qëllimit të “masave të thjeshta për uljen e kostos.” Shefi ekzekutiv i Volkswagen AG, Oliver Blume, shtoi se tregu europian i automobilave është në një “situatë shumë sfiduese dhe serioze” dhe se Gjermania ka mbetur prapa në konkurrencë.

Si rezultat, 10 firmat e makinave brenda Volkswagen AG duhet të ristrukturohen në mënyrë gjithpërfshirëse dhe “mbyllja e fabrikave nuk përjashtohet më”, tha Blume, duke shtuar se pushimet nga puna përmes pensioneve të parakohshme dhe paketave të pushimit gjithashtu nuk janë më të mjaftueshme. Prandaj, Volkswagen ndihet “i detyruar të ndërpresë marrëveshjen e sigurisë së punës që ka qenë në fuqi që nga viti 1994”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura