Vota e emigrantëve dhe vizita e kryeministrit Edi Rama ka ngjallur debat në studion e emisionit Open në News24, mes analistit Arion Sulo dhe gazetarit Arbër Hitaj.
Sulo tha se Rama synon që patronazhimin që bën në Shqipëri, ta bëjë dhe në diasporë.
Një gjë e tillë u kundërshtua nga Hitaj, i cili tha se me emigrantët kjo skemë nuk funksionon.
Sulo: Patronazhimi që po bëjnë me diasporën është njësoj siç bëjmë këtu. Kur të trokasin të dera nuk do jenë me 50 mijë lekëshin, por me vendin e punës së familjarit të tij.
Hitaj: Nuk e besoj të funksionojë kjo skemë. Nuk funksionojnë me emigrantët. Ata janë njerëz që i kanë interesant minimaliste në Shqipëri. Vota është e ndarë. Kush është i PS është i PS, kush i PD është i PD. Diskutime mund të ketë për elektoratin gri.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al