“Vota e lirë vdes pa hyrë akoma në kuti”- Berisha-demokratëve: Këto 9 muaj duhet të kalojmë nga mbrojtja në sulm! Ja dy fjalët që duhet të përsërisim çdo ditë

Sep 6, 2024 | 18:46
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së është shprehur se me qeverisjen aktuale, vota e lirë vdes ende pa hyrë në kuti.

berisha

Berisha iu drejtua demokratëve duke u thënë se duhet të kalojnë nga mbrojtja në sulm, ndërsa theksoi se fitorja e opozitës duhet të jetë opsion i vetëm.

“Vota e lirë sot në Shqipëri, njëlloj si në diktaturën stalisniste, vdes para syve tanë, pa hyrë akoma në kuti. Ky funeral i trishtë para ditës së votimit, u servieret me tamtame të mëdha nga Edi Rama, por edhe nga ndonjë McGonigal me kostum ambasadori i blerë nga Edi Rama.

Duke mos pranuar kurrë që opozita është e përsosur, deklaroj se ajo ka vetëm një përgjegjësi, për funeralin elektoral që zhvillohet para ditës së zgjedhjeve, janë përgjegjësi e Edi Ramës.

Lidhur sa më sipër shtoj, të dashur miq cilido që mendon se me Edi Ramën në qeveri fitohen zgjedhje të lira, që nuk i vjedh por i fiton, duhet të pranojë se mashtrojnë organizata ndërkombëtare të fushës elektorale, se Shqipëria kontrollon votën e zgjedhësve.

Shqipëri, njëlloj si diktaturë bandash, ekzekuton votën para se të hyjë në kuti dhe funerali i saj mbyllet natën e votimit.

Të vërtetën duhet ta shohim drejt në sy dhe me guxim. Në këtë situatë, kemi vetëm një përgjegjësi që është largimi i Edi Ramës dhe rikthimi i votës së lirë. Detyrë vërtet e vështirë, por e realizueshme. Kjo është kauza e të gjitha kauzave të demokratëve, që frymëzon ata që grihen dhe sakrifikojnë për të.

Natyrshëm lind pyetja, a ka forcën politikë për të realizuar këtë kauzë. PD këto 9 muaj, duhet të jetë, të kalojë nga mbrojtja në sulm dhe secili nga ne duhet të përsërisë çdo ditë dy fjalë; sulm dhe fitore. 

PD duhet të jetë vetëm sulm dhe fitore. Fitorja e opozitës dihet të jetë opsioni ynë i vetëm”, tha Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura