Vranë 5-vjeçarin në Greqi, policia shpall në kërkim 4 shqiptarë autorë të dyshuar! Publikohen fotot

Nov 29, 2024 | 19:48
SHPËRNDAJE

Policia greke ka publikuar identitetin e 4 personave të komunitetit rom, të cilët janë shpallur në kërkim për vrasjen e një fëmijë 5-vjeçare dhe tentativës për të vrarë prindërit e tij.

4 shqiptare te komuniteti rom

Bëhet fjalë për ngjarjen e 1 nëntori te këtij viti, kur në zonën e Makropoulos u qëllua 15 herë me dy armë zjarri ndaj një automjeti ku ndodhej një çift bashkëshortesh bashkë me fëmijën e tyre, i cili ndërroi jetë nga plagët e marra.

4 personat e shpallur në kërkim janë romë shqiptarë. Ata janë identifikuar si Agron Tahiri, 48 vjeç, dy djemtë e tij, të cilët kanë identitet grek me gjeneralitetet Evagjelo Zafiropoulo 28 vjec dhe Dhimitrio Zafiropoulo 25 vjec dhe kushëriri i tyre Nektario Petropoulo 34 vjec.

Mësohet se familja e 5-vjeçarit ka pasur mosmarrëveshje me autorët e dyshuar. Sipas informacioneve, mes tyre kishin ndodhur edhe tre incidente të tjera të ngjashme. Sipas mediave greke, ngjarja e parë ka ndodhur katër vite më parë në Agios Panteleimonas, ku ka pasur një shkëmbim të shtënash me armë. Një vit më vonë ka pasur një tjetër incident në Koropi, ndërsa në vitin 2022 ka pasur shkëmbim me armë zjarri.

Babai i 5-vjeçarit, sipas informacioneve, ndodhej në burg për një çështje droge dhe u la i lirë pak kohë më parë. Dy familjet raportohet se kanë qenë të shoqëruara në polici në të kaluarën.

markopoulos__1_ markopoulos__2_ markopoulos__3_ markopoulos__4_

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura