Vranë 6 gardistë në ’97, Apeli i GJKKO merr vendim për ‘Bandën e Cërrikut’! Dënon me burg përjetë 3 anëtarë (EMRAT)

Nov 21, 2024 | 20:01
SHPËRNDAJE

Apeli i GJKKO ka dënuar me burg përjetë 3 anëtarë të ‘Bandës së Cërrikut’, të cilët në vitin 1997 vranë 6 gardistë.

banda-e-cerrikut-640x481

Meti Bozi, Roland Sota, Arjan Toska janë tre anëtarët e bandës të dënuar përjetë.

Të pandehurit e Bandës së Cërrikut akuzohen si autorë të masakrës së Cërrikut, ngjarje kjo e ndodhur më 23 mars të vitit 1997, ku mbetën të vrarë me armë zjarri 6 punonjës të Gardës së Republikës si dhe u plagosen 9 punonjës të Policisë së Shtetit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura