Vranësira kalimtare dhe temperaturat maksimale deri në 16°C! Si parashikohet moti për ditën e premte

Dec 12, 2024 | 20:22
SHPËRNDAJE
640-0-1660245701xmoti-926
Për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mëngjesit.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi deri në 8 m/sek, valëzimi në dete i forcës 2 ballë.
Në zonat malore temperaturat parashikohen minimumi në  0°C dhe maksimumi deri në 7°C.
Në zonat bregdetare temperatura minimale parashikohet të jetë 6°C, ndërsa maksimalja 16°C.

Sakaq, në zonat e ulëta, temperaturat minimale do të shënojnë 3°C e maksimalja 15 °C.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura