Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, del rezultati i aktekspertimit të thikës! Në gjurmët e gjakut u zbuluan dy profile ADN-je

Dec 13, 2024 | 10:40
SHPËRNDAJE

Ka dalë rezultati i aktekspertimit të thikës, me të cilën godit për vdekje 14-vjeçari Martin Cani.

luis mecja martin cani mario perlleshi

Raportohet se thikën nga gjurmët e gjakut u zbuluan dy profile ADN-je.

Një prej profileve të ADN-së përputhet me viktimën Martin Cani, i cili humbi jetën pasi u godit disa herë me thikë në zemër.

Ndërsa profili i dytë përputhet me atë të Luis Meçjas, i cili mbeti i plagosur. Raportohet se e njëjta thikë është përdorur për të vrarë 14-vjeçarit, si edhe për të plagosur shokun e tij të ngushtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura