Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, fëmijë dhe prindër sërish në protestë! Thirrjet ndaj qytetarëve: Zgjohuni

Nov 27, 2024 | 11:32
SHPËRNDAJE

Fëmijë dhe prindër kanë dalë sërish në protesta për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij Mario P., krim i ndodhur më 18 Nëntor pranë derës së shkollës “Fan Noli”.

protesta

Marshimi ka nisur nga shkolla 9-vjeçare “Fan Noli” drejt Ministrisë së Arsimit.

Protestuesit i kanë bërë thirrje qytetarëve që të zgjohen dhe ngrihen nga kafet, duke iu bashkuar në marshim.

“Jemi të shqetësuar, kërkojmë siguri në shkolla dhe edukim të posaçëm për fëmijët për shenjtërinë e jetës, bullizmi dhe armët në shkolla duhet të marrin fund”, thotë një prind.

Kjo është protesta e tretë e prindërve dhe nxënësve për vrasjen e 14-vjeçarit, i cili u godit me thikë në zemër disa herë nga bashkëmoshatari i tij, i cili ditën e djeshme (26 Nëntor) u dërgua në burg për të mitur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura