Robert Aliaj komentoi sot në “Open” rastin që tronditi mbarë opinionin publik në Shqipëri, ku 14-vjeçari Martin Cani u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij pranë shkollës Fan Noli në Tiranë.
Aliaj tha se një fëmijë që jeton sot në Tiranë përballet me dhunë që nga momenti që del nga shtëpia.
Ai tha se ne si shoqëri gjenerojmë një aurë me dhunë te fëmijët.
“Një fëmijë që del në Tiranë sot..ka një dhunë tek njerëzit ne gjenerojmë dhunë si aura…Fëmija nga shtëpia deri në shkollë i përjeton këto’, tha Aliaj.
Më tej Aliaj u shpreh se po jetojmë në një epokë ku nuk e modelon familja shoqërinë, por është shoqëria, modelet sociale që modelojnë familjen.
Robert Aliaj: Gjithmonë besoja se dashuria nuk vret dhe jepini sa më shumë dashuri fëmijëve. Në asnjë rast rregulli me fëmijët nuk funksionon. Fëmija nuk mëson nga çfarë themi, por nga çfarë bëjmë.
Ai do imitojë atë që bëj unë, jo atë që them unë…Gjithmonë kam pas besuar se shkollat janë institucione dhune, se fëmijët flasin përmes dhunës më shumë se çdo gjë tjetër që bebe reagojnë, mërziten, gëzohen duke përplasur duart. Ka shumë dhunë nëpër shkolla.
Një fëmijë që del në Tiranë sot, ka një dhunë tek njerëzit ne gjenerojmë dhunë si aura. Frikë të dal i pari. Fëmija nga shpia deri në shkollë i përjeton këto.
Dua të them me bindje se familja nuk bën më gjë harrojeni dhe po e them për herë të dytë jemi në një epokë ku nuk e modelon familja shoqërinë, është shoqëria, modelet sociale që modelojnë famlijen.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al