Vrasja e 30-vjeçarit në autostradën Fier-Vlorë, gjendet i djegur automjeti i autorëve! I riu u qëllua me breshëri kallashnikovi, zbardhet dinamika

Jan 13, 2025 | 20:57
SHPËRNDAJE

Pas vrasjes së 30-vjeçarit Kristian Marku, në autostradën Fier-Vlorë, është gjetur i djegur automjeti i autorëve.

vlore

Automjeti është gjetur disa metra pranë vendngjarjes, ndërsa dyshohet se autorët janë larguar në drejtim të qytetit të Fierit.

Burime bëjnë me dije se drejt viktimës është qëlluar nga autorët me breshëri kallashkinovi përreth 1 kilometër.

Më pas, ata e kanë zënë në pritë, i janë afruar makinës së 30-vjeçarit dhe e kanë qëlluar nga krahu i pasagjerit.

LEXO EDHE: Viktima e atentatit në autostradën Fier- Vlorë, lidhje familjare me Martin Bardhin! Si tentuan të eliminonin nipin e Kastriot Reçit rreth dy vite më parë, në Mirditë! Skeda e Kristian Markut

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve hetimore lidhur me vrasjen me armë zjarri të shtetasit K. M., në autostradën Fier-Vlorë, pranë vendit të quajtur “Kripa”, është gjetur i djegur automjeti tip “Volkswagen Golf”, i dyshuar i përdorur nga autorët e kësaj ngjarjeje. Nga verifikimet paraprake, rezulton se targat e automjetit tip “Golf” janë denoncuar të vjedhura më herët.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore dhe këqyrjen e automjetit të djegur për të siguruar çdo gjurmë që mund të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura