Vrasja e “Daku”-t nga kunati i Altin Hajrit, gazetari Bajrami: SPAK e ka përjashtuar se 50-vjeçari ka qenë dëshmitar në rrëmbimin e Jan Prengës

Dec 2, 2024 | 21:31
SHPËRNDAJE

Gazetari i kronikës Armand Bajrami ka dhënë disa detaje në lidhje me vrasjen e 50-vjeçarit, Alfred Dedja nga kunati i Altin Hajrit, Julian Gjoshi, ngjarja e ndodhur pasditen e djeshme (1 dhjetor) në një lokal në Ndroq.  

Altin Hajri (Majtas, lart); Jan Prenga (Djathas, lart); Alfred Dedja (Djathas, poshtë)
Altin Hajri (Majtas, lart); Jan Prenga (Djathas, lart); Alfred Dedja (Djathas, poshtë)

Teksa bën një kronologji të ngjarjes së një dite më parë, Bajrami thotë se SPAK e përjashton mundësinë që 50-vjeçari Dedja të ketë qenë dëshmitar apo person i dyshuar në rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, i cili për herë të fundit u filmua nga kamerat e kompleksit “Golden” në Shijak, në pronësi të Altin Hajrit.

“Përmes një reagimi struktura e posaçme e krimit të organizuar pak më parë referuar edhe deklaratave politike që janë bërë dhe që bëjnë lidhjen e kësaj ngjarje me Altin Hajrin të akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, SPAK ka përjashtuar 50 vjecarin Alfred Dedja, edhe pse ka qenë si menaxher në kompleksin e Altin Hajrit, por sipas SPAK nuk ka dyshime apo lidhje që viktima të ketë qenë dëshmitar në rrëmbimin e Jan Prengës, apo si një nga personat e dyshuar”, tha Armand Bajrmi në emisionin “Open” në News24.

Kujtojme që ishte Kreu i PD-së, Sali Berisha, i cili u shpreh se 50-vjeçari Alfred Dedja ishte dëshmitar i copëtimit të Jan Prengës, pasi në atë kohë ishte menaxher i “Golden”, duke shtuar se “ishte njeriu që dinte gjithçka”.

Por, Berisha theksoi se “për Jan Prengën u akuzuan kamarierët e Altin Hajrit”, duke shtuar se ky i fundit dërgoi kunatin e tij, Julian Gjoshi, për të kryer vrasjen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura