Vrasja e dyfishtë në Kosovë, viktimat kushërinj me njëri-tjetrin! Autori 19-vjeçar, djali i një politikani (EMRAT)

Nov 13, 2024 | 22:00
SHPËRNDAJE

Dy persona u vranë me armë zjarri në Klinë të Kosovës, ngjarje e ndodhur në ambientet e një lokali.

vrasja kosove klin

Sipas atyre që raportojnë mediat në Kosovë, viktimat janë kushërinjtë Albison Shlivova dhe Rexhep Shlivova, ndërsa autori Jon Hoti.

19-vjeçari Hoti është djali i ish-kandidatit të LDK-së për kryetar të Klinës, Besim Hotit.

Ai është arrestuar nga Policia dhe është duke u marrë në pyetje për ngjarjen.

Fillimisht u raportua se nga të shtënat më armë një person ka mbetur i vdekur dhe një i një tjetër i plagosur, i cili ishte dërguar në emergjencën e Spitalit të Pejës, por më pas u raportua se edhe ai ndërroi jetë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura