Vrasja e dyfishtë në Roskovec, Gjykata e Fierit merr vendimin për autorin dhe tre bashkëpunëtorët e tij

Sep 13, 2024 | 17:04
SHPËRNDAJE

Gjykata Fierit ka lënë në burg autorin e vrasjes dyfishtë në Kurjan të Rroskovecit si dhe tre bashkëpunëtorët e tij.

viktimat roskovec
Viktimat, Gramoz dhe Lavdimir Kurtaj

Seanca e sotme është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie, ndërkohë që familjarë të palës akuzuese kanë qëndruar jashtë godinës së gjykatës, në distancë

Altin Kukaj 49 vjeç, Ervis Kukaj, 21 vjeç dhe Emauris Kukaj 18 vjeç (babai dhe 2 djemtë e tij), dhe Tomor Zyka, janë lënë në burg pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vrarë me armë zjarri automatik, shtetasit Lavdrim Kurtaj, 46 vjeç, dhe Gramoz Kurtaj, 52 vjeç, për motive të dobëta 3 ditë më parë.

Altin Kuka
Altin Kuka

Gjithashtu ka mbërritur në gjykatë, edhe babai i autorit, 79 vjeçari me iniciale Y. K..

I moshuari është proceduar në gjendje të lirë për shkak të moshës për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje i armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Ngjarja tronditëse ndodhi mesditën e së martës (10 Shtator) në fshatin Kurjan të Roskovecit.

Shkaku i vrasjes dyshohet se djali i autorit ka pasur një zënkë me dy viktimat. Në momentin e që ka ndodhur ngjarja, dy viktimat kanë qenë në një lokal të vogël në qender të fshatit që e kanë pronë të tyre.

Pas krimit, autori është vetëdorëzuar bashkë me armën me të cilën vrau dy personat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura