Autori i vrasjes së efektivit 28-vjeçar, Novruz Cenalia është larguar nga vendngjarja me një automjet ngjyrë blu.
Krimi i rëndë nga ndodhur rreth orës 13:15 pranë Spitalit Memorial Fier dhe dyshohet pas një konflikti të çastit.
Sipas uniformave blu, efektivi 28-vjeçar ishte i veshur me uniformën e Policisë, pasi po shkonte për të marrë shërbimin.
Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit/ve
Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi A. M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin N. C., punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin.
Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit.
Grupi hetimor dhe drejtues të Departamentit të Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al