Vrasja e gjeneralit të lartë rus, Moska arreston autorin e dyshuar: Ishte rekrutuar nga shërbimi special i Ukrainës, i ishte premtuar edhe…

Dec 18, 2024 | 8:42
SHPËRNDAJE

Rusia ka arrestuar një shtetas nga Uzbekistani, për të cilin hetuesit besojnë se ka vendosur bombën që vrau gjeneralin rus Igor Kirillov me urdhra të shërbimit sekret ukrainas.

Capture

Sipas komitetit shtetëror rus për hetime, 29-vjeçari ishte rekrutuar nga shërbimi special ukrainas dhe i ishin premtuar 100 mijë dollarë dhe udhëtim në Bashkimin Evropian, sipas agjencisë “TASS”, që ka cituar agjencinë e spiunimit FSB.

Personi u arrestua në qarkun e Moskës, sipas zëdhënëses së Ministrisë së Brendshme, Irina Volk.

Kirillov ishte udhëheqës i njësitit për armë kimike, biologjike dhe radiologjike. Ai u vra nga një shpërthim afër një ndërtese në Moskë. Pos tij, nga shpërthimi u vra edhe asistenti i tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura