Vrasja e liderit të Hamasit, Joe Biden e krahason me ekzekutimin e Osama bin Laden: Tani është mundësia për…

Oct 17, 2024 | 21:31
SHPËRNDAJE

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka thënë se vrasja e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar, është “ditë e mirë për Izraelin, SHBA-në dhe botën”, duke e krahasuar ndjesinë në SHBA pas vrasjes së liderit të Al-Qaidas, Osama bin Laden, raporton agjencia AP.

joe biden

Biden tha të enjten se do të flasë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe me liderë tjerë izraelitë për t’i uruar ata “dhe për të diskutuar rrugën për sjelljen e pengjeve në shtëpi te familjet e tyre dhe për t’i dhënë fund kësaj lufte njëherë e përgjithmonë”.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë thotë se me vrasjen e Sinwarit “tani është mundësi për ‘të nesërmen’ në Gaza pa Hamasin në pushtet dhe për një zgjidhje politike që ofron një të ardhme më të mirë për izraelitët dhe palestinezët”.

Ndërkohë zëvendëspresidentja amerikane Kamala Harris, njëherë kandidate nga radhët e demokratëve për zgjedhjet presidenciale në SHBA, ka thënë se vrasja e Sinwarit “jep mundësi për t’i dhënë fund luftës në Gaza”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura