Vrasja e liderit të Hamasit, Presidenti Macron bën thirrje për lirimin e të gjithë pengjeve: Yahya Sinwar ishte personi përgjegjës për sulmet e 7 tetorit

Oct 17, 2024 | 21:29
SHPËRNDAJE

Presidenti francez, Emmanuel Macron, bëri thirrje sot për lirimin e të gjithë pengjeve që ende mbahen nga lëvizja islamike palestineze Hamas në Gaza, pas vdekjes së liderit të saj, Yahya Sinwar.

macron

Në një postim në “X”, Macron shkruan se Yahya Sinwar ishte personi kryesor përgjegjës për sulmet terroriste të 7 tetorit.

Ndër të tjera, ai thekson se sot pas vrasjes së tij, Franca kërkon lirimin e të gjithë pengjeve ende të mbajtura nga Hamasi.

“Yahya Sinëar ishte personi kryesor përgjegjës për sulmet terroriste dhe aktet barbare të 7 tetorit. Sot mendoj me emocion për viktimat, përfshirë 48 bashkatdhetarë tanë dhe të dashurit e tyre. Franca kërkon lirimin e të gjithë pengjeve ende të mbajtura nga Hamasi”, ka shkruar ai në platformën X.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura