Vrasja e Martin Canit, policia reagon pas dëshmisë së babait të 14-vjeçarit të plagosur: Nuk ka një autor të dytë të implikuar

Nov 24, 2024 | 14:16
SHPËRNDAJE

Policia ka hedhur poshtë deklarata e Fiqiri Meçes, babait të 14-vjeçarit të plagosur në sherrin ku u vra Martin Cani, se është i përfshirë një krim një autor i dytë.

martin cani fiqiri mece

“Policia e Shtetit disponon dëshmi të personave të përfshirë në konflikt dhe pamje filmike në afërsi të vendit të ngjarjes ku ka ndodhur tragjedia dhe në kushtet e ndalimit ligjor për publikimin e tyre, informon opinionin publik se nga hetimet e deritanishme nuk implikohet autor i dytë i përfshirë në këtë ngjarje”, thuhet në njoftim.

Blutë informojnë se Fiqiri Meçe është marrë në pyetje nga grupi hetimor në lidhje me pretendimet e tij.

Gjithashtu theksoi se nga ana e Policisë Gjyqësore në drejtimin e prokurorisë po kryhen veprime intensive per zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe individualizimin e përgjegjësive penale të personave konkretë.

LEXONI EDHE: “Ishin 2 autorë! Prindi i fëmijës bën mirë ta dorëzojë vetë”- Vrasja e Martin Canit, trondit babai i 14-vjeçarit të plagosur: Luisi ndodhet në intubim! Një inspektor tentoi t’i bëjë presion në spital

 

 

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit vëren se burime të caktuara janë angazhuar në një fushatë mediatike dizinformimi, lidhur me vrasjen e 14-vjeçarit nga një bashkëmoshatar i tij, në një distancë rreth 200 metra nga shkolla “Fan Noli” në Tiranë.

Policia e Shtetit disponon dëshmi të personave të përfshirë në konflikt dhe pamje filmike në afërsi të vendit të ngjarjes ku ka ndodhur tragjedia dhe në kushtet e ndalimit ligjor për publikimin e tyre, informon opinionin publik se nga hetimet e deritanishme nuk implikohet n autor i dytë i përfshirë në këtë ngjarje.

Për të ezauruar çdo pretendim dhe sqaruar çdo detaj në funksion të së vërtetës e të shërbimit deri në fund të drejtësisë, është marrë në pyetje nga grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorit të çeshtjes dhe prindi i të miturit të dëmtuar L. M. në lidhje me pretendimet e tij të cilat do të vlerësohen në raport me të gjitha provat e faktet e tjera të administruara gjatë këtij hetimi.

Nga ana e Policisë Gjyqësore në drejtimin e prokurorisë po kryhen veprime intensive per zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe individualizimin e përgjegjësive penale të personave konkretë.

Sipas Policisë së Shteti çdo keqpërdorim i tragjedisë së humbjes së nj jete, nga ana e mediave, dëmton sekretin hetimor dhe dizinfirmon opinion publik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura