Kreu i Shtetit, Ilir Meta thotë se konfliktit nga Elbasan është e stisur nga kryeministri Edi Rama, ndërsa shtoi se vrasja e Pjerin Xhuvanit ndodhi në prezencë të policisë.
Për këtë fakt, Meta thotë se ky shtet është i kapur nga krimi, duke theksuar se “struktura për mbrojtjen e votës është një e drejte legjitime e opozitës, ne kushtet kur Damiani ne vend qe te ishte sot ne burg është kandidat për deputet, kur struktura kriminale te Rilindjes vazhdojnë me manovra për blerjen e votës dhe presione ndaj qytetareve”.
Presidenti Meta: Konfliktin ne Elbasan e stisi Edi Rama, i cili është i vetmi përgjegjës për atë situate dhe për te gjitha zhvillimet dramatike aty. Ngjarja e rende ndodhi ne praninë e policisë, qe tregon se ky është një shtet i kapur nga krimi.
Struktura për mbrojtjen e votës është një e drejte legjitime e opozitës, ne kushtet kur Damiani ne vend qe te ishte sot ne burg është kandidat për deputet, kur struktura kriminale te Rilindjes vazhdojnë me manovra për blerjen e votës dhe presione ndaj qytetareve.
Për ketë oferte te tyre poshtëruese, Rilindja do ndëshkohet ne mënyrën me shembullore me 25 Prill.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al