Vrasja e të riut kuksian në Prizren, Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj ‘Kobras’ dhe personave të tjerë të përfshirë në ngjarje

Feb 20, 2024 | 17:34
SHPËRNDAJE

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj Dibran Hoxha, i njohur si “Kobra” dhe katër personave të tjerë për vrasjen e të riut nga Kukësi, ngjarje e ndodhur një vit më parë në një lokal nate në Prizren.

kobra-5

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se Hoxha akuzohet për veprën penale ‘’Vrasje e rëndë’’ si dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’. Ndërkohë, të pandehurit R.S dhe B.M. akuzohen  për veprën penale ‘’Manipulimi me prova’’,  derisa të pandehurit R.S, J.B dhe A.V. akuzohen se në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale ‘’Pjesëmarrja në rrahje’’.

“Po ashtu, të pandehurit R.S dhe J.B akuzohen se e kanë kryer veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim

“Për shkak të një mosmarrëveshje paraprake që kishin pas rreth pagimit të faturës në lokal, fillon përleshja në mes punëtorëve në lokalin “Kobra City”, me të dëmtuarit ku pas kacafytjeve dhe rrëmujës së krijuar në lokal, të dëmtuarit dalin nga lokali dhe pasi hypin në veturën “Mercedes” FA 19-PFX, me targa angleze, për tu larguar në parkingun e lokalit, paraqitet i dyshuari Dibran Hoxhaj, i cili me armë zjarri shtënë në drejtim të veturës, me ç’rast e qëllon të dëmtuarin V.C, i cili kishte qenë i ulur në ulësen e pasme të veturës dhe R.Sh, i cili kishte qenë i ulur në ulësen e përparme, dhe si pasojë e këtyre të shtënave me armë zjarri V.C ndërron jetë rrugës për në Spitalin e Kukësit, derisa R.Sh nga plagët e marra nga Kukësi dërgohet në spitalin e Tiranës”, thuhej në kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit.

Kujtojmë se me 3 janar 2023, rreth orës 04:00 pas një përleshjeje të nisur në lokalin e natës “Kobra City”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura