Vrasja e Martin Canit pranë shkollës ‘Fan Noli’, caktohet data e seancës gjyqësore ndaj autorit 14-vjeçar

Nov 21, 2024 | 16:19
SHPËRNDAJE

Seanca gjyqësore për vleftësimin dhe caktimin e masës së sigurimit ndaj të miturit që vrau 14-vjeçarin Martin Cani, do të zhvillohet më 22 nëntor, ora 09:30.

autori i dyshuar mario perlleshi vrasje martin cani2

i mituri Mario Perlleshaj, I cili dyshohet goditi me thikë në zemër bashkëmoshatarin e tij, Martin Cani, pas një sherri mes tyre pak metra larg shkollës “Fan Noli”, ka publikuar në “SnapChat” foto pas krimit.

14-vjeçari është arrestuar nën akuzën “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

HETIMET

Janë një sërë personash që kanë qenë në dijeni të sherrit midis fëmijëve, sherr që thuhet se ka nisur që të premten e 15 nëntorit. Oficerja e sigurisë ka dhënë versionin e saj për policinë, fëmijët, shokë të viktimës dhe të autorit po ashtu versionet e tyre, ndërkohë që ditën e djeshme është një dëshmi e shoferit të shkollës, i cili në fakt tregon diçka krejt tjetër.

Ai thotë se Martinit ditën e premte i ka bërtitur një burrë dhe nëse hapen kamerat, zbulohet se kush është ai person. Shoferi i cili e ka marrë disa herë në mjetin e tij të transportit Martinin ka dëshmuar se ai nuk ishte problematik, çka e kanë dëshmuar edhe mësuesit e marrë në pyetje paraprakisht.

Por ende nuk dihet se cili ka qenë ai person që ka kërcënuar Martinin dhe ende nuk bëhet me dije se prej sa kohësh kishte përplasje mes fëmijëve. Ajo që dihet dhe e ka dëshmuar edhe Luisi, shoku i Martinit, i cili ka marrë plagë të rënda, është se ai është thirrur në telefon nga Martini, pikërisht për shkak të sherrit që Martini ka pasur me M.P.. Luisi ka ardhur në shkollën “Fan Noli” dhe e ka pritur jashtë Martinin derisa ka dalë dhe pas tij kanë dalë edhe grupi i atij, që tashmë konsiderohet autor i krimit të rëndë.

Grupi hetimor do të marrë dëshminë e të plagosurit, të autorit, do të hapë kamerat e vendit të ngjarjes, do të hapen bisedat në telefonat e të gjithë personave të përfshirë në krim, ndërkohë që do të verifikohen edhe llogaritë e tyre në rrjetet sociale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura