Vrasja në Ekuador e shqiptarit, arrestohet në Maqedoninë e Veriut i shumëkërkuari (EMRI+FOTO)

Dec 6, 2023 | 19:34
SHPËRNDAJE

Remzi Azemi nga Kosova, i cili kërkohej në Ekuador për veprën penale të vrasjes është kapur në Maqedoninë e Veriut.

azemi
Remzi Azemi

Azemi ishte i dyshuar për vrasjen e shqiptarit Ilir Hidri, ngjarje e ndodhur në maj të vitit 2017 në qytetin Guayaquil të Ekuadorit. Siç raporton sot gazeta ekuadoriane El Universo, gjatë procesit hetimor janë grumbulluar prova që dëshmojnë lidhjen e Azemit me këtë krim.

Azemi ishte ne listen e Interpol, pasi autoritetet ekuadoriane kishin lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar ndaj tij në vitin 2021.

Policia e Ekuadorit bëri me dije se puna hetimore e kryer me Interpolin ka mundësuar kapjen e Remzi Azemit.

“I arrestuari është në pritje të procesit formal të ekstradimit”, tha policia ekuadoriane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura