Vrasja në Sarandë/ Viktimës i kishte vdekur vajza pak javë më parë nga një sëmundje e rëndë, si nisi sherri mes 65-vjeçarit dhe autorit për zërin e muzikës!

Oct 7, 2024 | 13:25
SHPËRNDAJE

Një debat për zërin e lartë të muzikës duket se ka qenë shkak për vrasjen e 65-vjeçarit Gëzim Bizgjon, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së dielës (6 Tetor) në fshatin Gjashtë të Sarandës.

Admir Beqiri1

Mësohet se viktimës i kishte vdekur vajza e tij rreth 3 javë më parë nga një sëmundje e rëndë dhe i kishte kërkuar autorit të krimit, Admir Beqiri që të ulte muzikën për të respektuar zinë.

Por, 42-vjeçari ka refuzuar dhe mes tyre ka nisur një përplasje fizike që dyshohet se degradoi në përdorimin e shishes së qelqit. Admir Beqiri mësohet se gjatë sherrit e ka goditur me grushte Gëzim Bizgjonin dhe më pas me shishe qelqi duke i shkaktuar vdekjen.

Në vendngjarje, në momentin ndodhej edhe partnerja e autorit, e cila është larguar nga vendi i krimit.

Nuk dihet arsyeja se pse Gëzim Bizgjoni strehonte në banesën e tij, Admir Beqirin, pasi ky i fundit ishte banor i fshatit Gjashtë dhe ka shumë familjarë të tij në këtë zonë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura