Vrasja për gjakmarrje dhe letra e lënë pas, kush është autori i krimit i vënë në pranga për vrasjen e ’99-ës

Aug 14, 2018 | 18:06
SHPËRNDAJE

Nëntëmbëdhjetë vite pas vrasjes së dyfishtë, arrestohet autori i krimit. Në pranga është vënë 39-vjeçari nga Lezha Ndue Memaj, i dënuar me 20 vjet burg nga Apeli i Shkodrës.

NDUKE MEMA

“Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë dhe forcave Operacionale të D.V.P. Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u  kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim Ndue Memaj 39 vjeç, banues në Lezhë”, njoftoi Policia.

Ndalimi i tij u bë pasi me 03.11.1999 ka vrarë me armë zjarri shtetasit J.N dhe A. H., dhe për këtë ngjarje, Gjykata e Apelit Shkodër me vendim nr. 407 dt 07.11.2013 e ka  dënuar me 20 vite burg për veprat penale “Vrasja me paramendim” e “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 78 e 278/2 të Kodit Penal, shtuan të njëjtat burime.

Vrasja për gjakmmarje dhe letra pas krimit

Memaj, më datë 8 nëntor 1999, në Fushë-Arrëz, ka qëlluar me automatik dhe ka vrarë shtetasin Jak Ndoka. Në momentin e vrasjes, Ndoka ka qenë duke drejtuar mjetin e tij furgon dhe si pasojë është përplasur me një kioskë, duke shkaktuar vdekjen e shtetasit Agron Hyseni, i cili gjendej brenda saj. Nga kjo ngjarje është plagosur gjithashtu edhe një kalimtar i rastësishëm. Më pas autori është larguar nga vendngjarja, duke i dhënë një letër kryeplakut të fshatit në të cilën shkruhej se vrasjen e kishte kryer për gjakmarrje.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura