Vrasje mes kapoultrasve të Interit, takim urgjent i tifozëve zikaltër

Sep 10, 2024 | 14:13
SHPËRNDAJE

Pesë ditë pas vrasjes së Antonio Belokos, i cili u godit me thikë nga lideri historik i tifozërisë së Interit, Andrea Bereta, tifozët zikaltër do të organizojnë një takim për të rigjetur ekuilibrat e brendshëm.

curva.nord.inter.750x450

Kapo ultrasit do të diskutojnë me njëri-tjetrin për të shuar përçarjet e brendshme. Lajmin e ka bërë të ditur Nino Ciçareli, edhe ai një tjetër tifoz prej shumë vitesh në organizimin e eventeve.

Në postimin e bërë ka një etiketim edhe për Marco Ferdikon, i cili ka qenë shumë i afërt me Belokon dhe shpesh poston foto të tijat. Pas ngjarjes së rëndë ka nisur një hetim i thellë edhe nga institucionet për të zbuluar lidhjet që kanë ultrasit zikaltër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura