“Vrasjet ndodhën në 7 sekonda”- Tre orë në SPAK për dosjen “21 Janari”, gazetari Artan Hoxha: Ja çfarë përmban materiali audio që i vura në dispozicion

Oct 3, 2024 | 13:32
SHPËRNDAJE

Gazetari Artan Hoxha për më shumë se tre orë ka qëndruar në SPAK ku ka dorëzuar një material audio në lidhje me vrasjet e 21 janarit.

artan hoxha

Në një prononcim për mediat gazetari Hoxha tha se materiali përmban komunikimet që janë bërë para vrasjes, gjatë vrasjes dhe pas vrasjeve.

E gjitha ngjarja ku u vranë 4 persona- thotë Hoxha – ndodhi për 7 sekonda dhe nëse do të kishte vazhduar, do ishte bërë masakër.

Sipas Artan Hoxhës urdhrat u dhanë nga lart dhe me gjakftohtesi.

“Është një audioregjistrim ku janë urdhrat e komandantit të Gardës para se të ndodhnin vrasjet, gjatë vrasjes dhe pas vrasjes. Dëgjohen të gjitha komunikimet në radio, është kanali ku kanë përdorur drejtuesit e Gardës.

Përmes kësaj kasete behet e qartë që jo vetëm ka pasur komunikim, por komunikime mes drejtuesve të gardës, është një komunikim rutinë që bëhet mes tyre, është një material 34 minuta. Janë komunikimet në momentin e vrasjeve. Momenti që kanë fiksuar njerëzit kur ndodhi vrasjet, është vetëm 7 sekonda. Brenda 7 sekonda jepet urdhri për të hapur zjarr dhe në sekondën e 7 jepet urdhri të ndalohet. Aty dalin edhe drejtues të lartë të shtetit që kanë komunikuar me drejtuesit e Gardës. Prokuroria do vlerësojë vlefshmërinë e këtij materiali dhe për cfarë do ti shërbejë atyre.

Aty është bërë e qartë, që vrasjet jo vetëm që kanë qenë me urdhër, por urdhri ka ardhur nga lart dhe urdhri është dhënë me gjakftohtësinë më të madhe. Urdhri është dhënë për të qëlluar dhe urdhri tjetër ka ardhur për të ndaluar. Nëse të shtënat do të kishin zgjatur më shumë se 7 sekonda aty do kishte ndodhur një masakër, jo se nuk ndodhi masakra, por nëse do të kishin zgjatur 30 sekonda do ishte bërë nami”, tha Hoxha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura