14-vjeçarit të dyshuar si autor i vrasjes së bashkëmoshatarit të tij Martin Cani, do t’i komunikohet masa e sigurisë në spitalin ku ai po merr ndihmë mjekësore.
Gazetari Igli Çelmeta, raporton se Prokurori i çështjes ka vendosur që masa Mario Perlleshajt do i komunikohet në spital, pasi i mituri ka lënduar dorën gjatë konfliktit dhe në duhet të marrë ndihmë mjekësore.
“Prokurori i çështjes ka vendosur që masa e sigurisë autorit të dyshuar do i komunikohet në spital. Ai ndodhet në një spital privat prej katër ditësh, që nga ngjarja e rëndë, pasi ka lënduar dorën gjatë konfliktit. Në pamundësi, pasi duhet të marrë ndihmë mjekësor në spital, është vendosur që masa e sigurisë t’i komunikohet në spital”, raporton gazetari Igli Çelmeta.
Po ashtu, gazetari raporton se grupi hetimor është rikthyer ditën e djeshme në vendngjarje dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën, ku dyshohet se autori është larguar me vrap me shokët dhe kushërinjtë e tij.
Kamerat janë sekuestruar pasi dyshohet se ka pasur persona të tjerë që kanë marrë autorin dhe e kanë larguar nga vendngjarja.
Rasti tragjik i vrasjes së adoleshentit ndodhi pak metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”, ku pas një konflikti mes adoleshentëve, mbeti i vrarë Martin Cani dhe u plagos shoku i tij.
Ndaj të miturit është ngritur nga Prokuroria akuza e vrasjes në rrethana cilësuese.
Ndërkohë Policia e kishte referuar për akuzën e vrasjes me dashje 14-vjeçarin. Gjithashtu ndaj të miturit rëndon edhe akuza e mbajtje pa leje të armëve të ftohta.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al