Përgjaket Bari/ Vritet me armë zjarri një 19-vjeçare, plagosen tre persona të tjerë, mes tyre bosi i një klani mafioz! Çfarë ndodhi në lokalin e natës? Pronari: Ishte ferr

Sep 22, 2024 | 12:53
SHPËRNDAJE

Natë e përgjakshme në Bari të Italisë. Antonia Lopez, një vajzë 19-vjeçare u vra pas të shtënave me armë zjarri gjatë një sherri që shpërtheu në ambientet e jashtme të një lokali nate.

antonia lopez itali vrasje bari

Nga kjo ngjarje e rëndë mbeten të plagosur edhe tre persona të tjerë, të cilët u transportuan në spital.

Mediat në Itali raportojnë se një nga personat e plagosur është Eugenio Palermiti, i cili aspiron të jetë bosi i klanit mafioz me të njëjtin emër, ‘Palermiti’.

Ndërkohë vajza e vrarë ishte mbesa e Ivan Lopez, i cili vra në një pritë në Bari, në lagjen San Girolamo, më 29 shtator 2021.

Pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja e mbrëmshme tha: “Ishte ferr, ishte një moment: ne jemi pranë familjes së vajzës, edhe ne jemi viktima të kësaj dhune”.

Në lidhje me këtë ngjarja ka reaguar edhe kryebashkiaku i Molfettës. “Nuk mund të vdesësh kështu”, ka shkruar Tommaso Minervini në rrjetet sociale.

Vrasja e Ivan Lopez

Davide Lepore dhe Giovanni Didonna, 30 dhe 28 vjeç, po gjykohen për vrasjen e Ivan Lopez. Të dy akuzohen për vrasje të rëndë me rrethanë rënduese të metodës mafioze.

31-vjeçari Ivan Lopez u vra me të paktën gjashtë të shtëna me armë zjarri teksa po kthehej në shtëpi me një skuter. Sipas prokurorëve, autori i vrasjes do të kishte qenë Lepore, ndërsa Didonna do të kishte ndihmuar në kryerjen e krimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura