Vritet përpara një lokali 42-vjeçari shqiptar, dyshohet se u godit me kaçavidë në fyt nga një bashkatdhetar! Viktima, baba i dy fëmijëve

Nov 25, 2024 | 10:23
SHPËRNDAJE

Një shqiptar raportohet se është vrarë pasditen e djeshme, 24 nëntor, përpara një lokali në Bettola, një qytet i vogël në provincën e Piacenza.

itali vrasje shqiptar

Viktima dyshohet se është goditur 3 herë me kaçavidë në qafë dhe nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra, sipas Rai1.

Kur në vendngjarje shkoi ambulanca, shqiptari gjendej i shtrirë në trotuar në një pellg gjaku.

vrasje shqiptar itali viktime trup

Mjekët tentuan t’i japin ndihmën e parë, por 42-vjeçari nuk arriti që të mbijetojë.

Brenda pak orësh karabinierët arrestuan një bashkatdhetar, si të dyshuar për vrasjen.

Ndërsa dyshohet se krimi ndodhi pas një debati mes autorit dhe viktimës.

Viktima është baba i dy fëmijëve dhe jetonte prej shumë kohësh në këtë qytet.

itali vrasje shqiptar1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura