Vritet shqiptari në Spanjë, braktiset në derën e spitalit! Dyshime për lidhje në trafikun e drogës! Çfarë dihet për autorët

Oct 7, 2024 | 9:29
SHPËRNDAJE

Një shqiptar është vrarë me armë zjarri në Spanjë, ndërsa autorët që kanë kryer krimin e kanë braktisur atë në derën e spitalit.

policia spanje vrasje shqiptar

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në qytetin Blanes, ndërsa raportohet se fillimisht personi ishte i plagosur me plagë në kokë, por më pas ndërroi jetë.

Mediat raportojnë se tre janë autorët e krimit, ndërsa njëri prej tyre është dorëzuar në polici. Viktima nuk kishte mjet identifikimi me vete dhe autopsia e tij pritet të zhvillohet të hënën.

Policia në Spanjë thotë se kanë arrestuar një person i cili është paraqitur në komisariat, por për momentin nuk dihet se çfarë roli ka luajtur ai në ngjarjet, nëse ka qenë një nga tre personat në automjet apo nëse ishte ai që e plagosi për vdekje shqiptarin e braktisur.

Autoritet dyshojnë se kjo vrasje lidhet edhe me trafikun e drogës, një biznes fitimprurës dhe shumë i rrezikshëm, i cili e ka kthyer Katalonjën në prodhuesin më të madh, e cila eksportohet në të gjithë Evropën dhe gjeneron miliona përfitime.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura