“Vuante nga probleme të shëndetit mendor”/ Gazetarja zbulon detaje rreth ekonomistit që mbante “peng” familjen e tij: Nga xheloz kaloi në paranojak dhe më pas…

Jan 26, 2024 | 19:09
SHPËRNDAJE

Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar detaje të reja në lidhje me arrestimin e 35-vjeçarit Jetnor Zhaboli, i cili mbante të mbyllur në shtëpi, nënën e tij, gruan dhe dy fëmijët e mitur dhe iu vendosi kamera kudo në banesë.

anila

Gazetarja shkruan në Facebook se  Jetnor Zhaboli, u njoh me bashkëshorten e tij 12 vite më parë teksa kryenin fakultetin ekonomik dhe së bashku sollën në jetë dy fëmijë.

Më tej Anila Hoxha shton se 35-vjeçari nga xheloz, u bë paranojak dhe më pas filloi të ushtronte dhunë tek gruaja e tij. Sipas saj, Jetnor Zhaboli la edhe punën për shkak se kishte frikë nga diçka dhe ‘izoloi’ familjen nga bota e jashtme.

Postimi i Anila Hoxhës:

Ata u njohën në auditorët e Fakultetit Ekonomik.

Ai si dhe ajo spikatën me rezultatet e larta.

Lidhën kurorë 12 vite me parë. Sollën në jetë  dy fëmijë.

Gjithcka dukej perfekte së jashtmi, të pandashëm dhe të shoqëruar ngado me njëri-tjetrin.

Dukeshin në harmoni !

Deri dje,  kur “maskat” ranë dhe dera u hap.

Ajo nuk kishte telefon. As rrjete sociale.

Ai vetëm instagram.

“Një dashuri e fortë ajo mes tyre” – shpjegon një nga miqtë e ciftit, jo shumë orë mbasi Jetnor Zh.,u arrestua për dhunë në familje dhe shkaktim të vetvrasjes të mbetur në tentativë të njeriut të zemrës.

Policia konfirmon në mënyrën e saj , se e reja qëndroi gjatë në heshtje dhe duke mohuar izolimin

Ngjan e pabesueshme – gati uleret – mikesha e gruas 35 vjecare.

Të befasuarit nuk pranojnë dot versionin hetimor që tregon se si Jetnor Zh. , mbylli për gati një vit në banesë bashkeshorten, dy femijet dhe nënën. Se si iu vendosi kamera ngado , në korridor, dhomen e ngrenies dhe ne dhomen e gjumit. Si instaloi ne korridor bllokuesin e valeve te telefonit. Mbylli prizat .

“ e bej se na përgjojnë, duan tna vrasin. E di unë që po” – shprehej Jetnori. Por me teper se sa nje xhelozi , ajo nga cfare vuante i riu ishin problemet e shendetit mendor , te pa diagnostifikuara nga familja. Prinderit vinin shpesh , nga Krasta sepse e kishin kuptuar që djali kishte probleme. Ne fillim qe xheloz. Pastaj u be paranojak . Dhe ne fund i dhunshem. Ja kështu – e shpjegojnë të njohurit e te dyve.

Por thyerja e 35 vjecarit nisi një vit me parë. La punën. Punonte në nje institucion tatimor. Sepse kishte frikë nga dicka. Nga dicka që ishte vetem ne kokën e tij.

Me pas frikë nga përgjimet, frikë nga ata që duan te na bejne keq. Dhe u mbyllën. I mbylli.

Dilnin bashkë kur benin pazar – shpjegon fqinja. Kishim dëgjuar që grindeshin. Po shton policia- kërkuam të kuptonim cfare ndodhte aty, por gruaja nuk fliste. As nena e tij që erdhi tre ditë më parë.

Deri sa femija 9 vjec foli. Femija tregoi se nena qante. Se e ema i përgjerohej që ti zbonte armiqtë nga koka. Ata grindeshin- pëshpëriti e vogla.

Te tjerat ishin prova ne strehen e tyre. Kamera. Kontrolle gjithandej. Bllokues valesh. Letra ne formatin A4 , qe vajza dikur gazmore , i shkruante  mes lotësh. Aty në shtëpinë e kqyrur me kamera dhe e mbyllur ne mes te kater mureve

Rrefehej e zbraste shpirtin e lodhur. duke bere monolog mbi leter

“cfare ka ndodhur me ty?  pyeste e reja qe shkruante trishtimin e saj  për ndryshimin e katerciptë të njeriut që deshi.

Nuk kishte përgjigjje për të, familjes se saj po u ngushtoheshin horizontet si në një kuti konserve. Muret po i gllaberonin

Ndaj i kish thënë disa herë familjes “ po me ndodhi gjë , flisni mirë tek fëmijët për mua”… Ishte paralajmerim dhe thirrje për ndihmë!

Kur policia trokiti ne deren e tyre, nëna e tij u përgjigj – e ka celesin djali. Ai u kthye ne banesë , i qete dhe i palexueshëm , mbase i bindur se skish bërë asgjë të ndaluar.

Për fat të gjithë jetojnë.

Ai përfundoi ne burg, sepse nuk e kuptuan që kishte nevojë për një mjek.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura