“Vuçiç po përpiqet të fitojë kohë”- Kërkesat e Beogradit për Kosovën, ish-ambasadori Nesho: Presidenti serb po pret që Rusia të kthejë sytë nga Ballkani

Sep 17, 2024 | 22:22
SHPËRNDAJE

Ish-ambasadori Agim Nesho, ka komentuat kërkesat e fundit të Beogradit për Kosovën dhe tensionet që kanë shpërthyer në Veri pas deklaratave të Vuçiçit.

vucic nesho

I ftuar në studion e emisionit “Open”, Nesho tha se kërkesat e paraqitura nga presidenti Aleksandër Vuçiç, nuk duhet të interpretohen si një lëvizje e dëshpëruar, por si një strategji për të fituar kohë.

“Vuçiç po e përdor këtë rast për të fituar kohë. Ai ka një axhendë të tijën dhe kërkon kohë,” tha Nesho.

Sipas tij, Vuçiç pret që Rusia të kthejë vëmendjen drejt Ballkanit, duke shpresuar që kjo të ndihmojë Serbinë të ndikojë në gjeopolitikën e rajonit.

Nesho ka kritikuar mënyrën se si Perëndimi po i qaset situatës në Ballkan, duke theksuar se nuk ka një balancë të duhur të prioriteteve që synon të stabilizojë rajonin.

“Nuk kemi një balancë të prioriteteve që sheh Perëndimi në Ballkan,” ka vënë në dukje ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura